Arrestohet një i mitur në Gjilan, tentoi ta vras me thikë një të mitur

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 09:00
Arrestohet një i mitur në Gjilan, tentoi ta vras me thikë një të mitur

Një vrasje në tenativë ka ndodhur dje në Gjilan, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në person i mitur është arrestuar, pasi pas një mosmarrëveshje ka goditur me thikë një person të moshës së mitur.

Viktima është dërguar në QKUK, në Prishtinë .

Njoftimi i plotë i policisë :

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)