Aksident i rëndë: Ishte me shpejtësi të madhe, përmbyset vetura

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 11:04
Aksident i rëndë: Ishte me shpejtësi të madhe, përmbyset vetura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një automjet i tipit ‘Benz’ i cili ishte me shpejtësi të lartë ka dalë nga rruga, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi ka humbur kontrollin ku ka goditur fillimisht pjesën anësore të rrugës më pas një kosh mbeturinash dhe më pas ka përfunduar e përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka shpëtuar fatmirësisht me disa lëndime, ndërsa është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

(Kosova Sot Online)