Zhduket një 30 vjeçare, nëna e saj kërkon ndihmë në polici për gjetjen e vajzës

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 13:00
Zhduket një 30 vjeçare, nëna e saj kërkon ndihmë në polici për gjetjen e vajzës

Një 30-vjeçare është larguar nga banesa prej dy ditësh në Berat dhe ende nuk është kthyer më në shtëpi, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nëna e saj 61 vjeçare e ka bërë kallëzimin në polici.

Shërbimet e Policisë janë duke punuar për ta gjetur 30 vjeçaren.

“Më datë 03.05.2023, në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja N. R., 61 vjeçe, se më datë 02.05.2023, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. A., 30 vjeçe. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për gjetjen e 30-vjeçares”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)