Dalin detaje të reja për 14-vjeçarin që tronditi Beogradin

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 13:21
Dalin detaje të reja për 14-vjeçarin që tronditi Beogradin

Fqinjët e 14-vjeçarit që tronditi Beogradin mëngjesin e së mërkurës kanë ngelur të shokuar me atë çfarº ka ndodhur.

Ata e përshkruajnë atë si një djalë të tërhequr dhe të turpshëm që rrallë e shihje me miqtë e tij, ndërsa një nga ta tha se shpesh 14-vjeçari i ka ndihmuar edhe t’i bartnin ushqimet ata.

Një nga fqinjët e Kosta K. thotë se djali një ditë para tragjedisë ka qenë në një ditëlindje me klasën e tij, me ata që i ka qëlluar. Fqinji gjithashtu tregon se në ditëlindje ka qenë edhe një vajzë që e ka pëlqyer, e të cilën edhe atë e ka qëlluar 14-vjeçari.

(Kosova Sot Online)