Ja sa kushton një litër e naftës aktualisht në Kosovë

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 19:51
Ja sa kushton një litër e naftës aktualisht në Kosovë

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka thënë se një litër e naftës në vend është duke u shitur me çmim 1.23 euro, derisa benzina me çmim 1.31, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejtë normalitetit”, është shprehur Berjani, duke theksuar se në kushte normale çmimi për naftë do të duhej të ishte midis 1.00-1.15 euro.

Përveç që ka treguar për çmimet, ai ka bërë thirrje drejt tregtarëve që t’i ulin çmimet e produkteve të tjera.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet. Të gjithë duhet te reflektojnë në shportën e qytetarit që ajo të jetë më e lirë”.

Më poshtë i gjeni çmimet për naftë dhe benzinë në Kosovë dhe vendet e rajonit.

Kosovë:
Dizelli  1.23 €/ litër
Benzina 1.30 €/litër

Shqipëri:

Dizel 1.59 €/litër
Benzina 1.60 €/litër

Serbi:
Dizell 1.57 €/litër
Benzin 1.59 €/litër

Mali i Zi:
Dizel 1.41 €/litër
Benzina 1.58 €/litër

Bosnja:
Dizel 1.27 €/litër
Benzina 1.27 €/litër

Maqedonia e Veriut:
Dizel  1.15 €/litër
Benzin 1.31 €/litër

Sllovenia:
Dizelli 1.56 cent/litër
Benzina 1.55 cent/litër

Kroacia:
Dizelli 1.57 cent/litër
Benzin 1.58 cent/litër

(Kosova Sot Online)