Ja disa nga arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 21:45
Ja disa nga arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova

Tri arsyet pse mjekët e lënë punën në Kosovë, i ka treguar deputeti Shemsedin Dreshaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në vitin 2000 ka pasur 40 mijë lindje. Ndërsa në vitin 2021, 19,400 lindje. 100% zvogëlim pra”, tha ai.

“Vetem vitin e kaluar kanë ikur 114 mijë të ri”, shtoi ai.

Tutje ai tregoi edhe se çfarë shkruajnë profesionistët shëndetësor në momentin kur lëshojnë vendin dhe shpjegojnë arsyet.  

“Kushtet e punës është aryseja e parë. Shkollimi jo adekuat në specializim. Dhe e treta është paga jo e duhur. Pse i përmendi këto të trija. I përmendi pasi ku kemi mundësi të ndihmojmë këtu. Në kushte të punës? Po. Kemi suficit. Shëndetësia të jetë prioritet. Arsimi të jetë prioritet. A kemi mundësi t’i përmirësojmë këto? Po. Unë vet kam qenë student në Prishtinë dhe kam qenë si student në universitetet më të mira të botës. Është e mundshme pra”, tha ai.

(Kosova Sot Online)