Berisha: Rama po më ndihmon me propagandën e tij

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 23:01
Berisha: Rama po më ndihmon me propagandën e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po e ndihmon me fushatën që po zhvillon si kryetar i PS-së në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit.

Berisha thotë se fushata e PD-së që ai drejton është më e zjarrta që ai ka bërë që nga viti 1992, pasi sipas tij po dalin në mbështetje qytetarë me vullnetin e tyre të lirë.

Sali Berisha: Absolutisht më e zjarrta. Fushata që shihni ka një bazë njerëzish që kanë ardhur në bazë vullneti dhe në asnjë lloj detyrimi tjetër. Një fushatë e cila ka një zjarr të brendshëm, e cila quhet frymë, por është absolutisht përcaktuese për fitoren, është fitore. Dhe po më ndihmon me propagandën e tij banale, vulgare të boshatisur, por të bazuar në truke komunikimi, Edi Rama. Unë kam fakte për këto që them. Ai ka strategji që e detyron atë të mos vijë sonte ballë përballë dhe të ja numërojmë njëri-tjetrit para shqiptarëve jo vetëm programet tona, por edhe të gjithë jetën tonë politike, por nuk vjen dot ai këtu sepse këtu i del baxhanaku me 110 tendera, i dalin sarajet e Surrelit.

(Kosova Sot Online)