E rëndë/ e rrahu vajzën e tij të mitur, e pëson keq 47-vjeçari

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 09:44
E rëndë/ e rrahu vajzën e tij të mitur, e pëson keq 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. Ll. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia bën me dije se tashmë ndaj tij rëndon akuza për dhunë në familje.

(Kosova Sot Online)