Ky është momenti kur u arrestua 21 vjeçari që kreu sulmin në Serbi

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 09:56
Ky është momenti kur u arrestua 21 vjeçari që kreu sulmin në Serbi

Policia serbe ka arrestuar të dyshuarin për masakrën e mbrëmshme në fshatrat afër Mlladenovcit, përcjell "Kosova Sot Online".

Në media është publikuar fotografia e Uros B., 21 vjeçarit i cili vrau 8 persona dhe plagosi 13 të tjerë, ku 7 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Ai qëlloi në tri vende – në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin dhe mbolli vdekjen me armë automatike, duke vrarë njerëz të pafajshëm.

(Kosova Sot Online)