Prishtinë: Dyshohet se dy persona dhunuan një femër, njëri arrestohet tjetri në arrati

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 10:42
 Prishtinë: Dyshohet se dy persona dhunuan një femër, njëri arrestohet tjetri në arrati

Dy persona dyshohet se kanë dhunuar seksualisht një grua në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në IML.

Njëri i dyshuar është arrestuar, kurse i dyshuari tjetër është ende në arrati.

“DHUNIM/Prishtinë 03.03.2023-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML-Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)