Prizren: Tri femra e bëjnë për spital një femër tjetër

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 11:12
 Prizren: Tri femra e bëjnë për spital një femër tjetër

Tri femra pas një mosmarrëveshje dje kanë sulmuar fizikisht një femër tjetër në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka marrur lëndime në trup.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Kurse, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje tri të dyshuara kosovare e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)