Një infermier në këtë vend pranon se ka vrarë 20 pacientë me Covid-19

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 11:36
Një infermier në këtë vend pranon se ka vrarë 20 pacientë me Covid-19

Një infermier në Holandë ka rrëfyer se ka vrarë të paktën 20 pacientë me koronavirus sepse nuk donte t’i shihte ata të vuanin, përcjell “Kosova Sot Online”.

30-vjeçari dyshohet se ka zbuluar aktin e tij të urryer para stafit infermieror të klinikës së shëndetit mendor, ku ishte trajtuar për disa javë në të kaluarën.

Vrasjet, dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2020 dhe majit 2022 në spitalin Wilhelmina në Assen.

30-vjeçari u arrestua tre javë më parë në shtëpinë e tij në Veenhuizen.

(Kosova Sot Online)