Lajm i mirë nga Gjermania, lehtësohet procesi i bashkimit familjar për të huajt

  • S.A /
  • 05 May 2023 - 12:37
Lajm i mirë nga Gjermania, lehtësohet procesi i bashkimit familjar për të huajt

Gjermania ka lehtësuar për një kategori personash, procesin e bashkimit familjar. Ky lehtësim ka të bëjë me heqjen e testit të mësimit të gjuhës gjermane,transmeton "Kosova Sot Online ".

Kështu, nga 1 janari i vitit 2013, në Gjermani ka hyrë në fuqi vendimi sipas të cilit, bashkimi familjar, mund të bëhet pa testet paraprake të gjuhës, por vetëm në rastet kur të punësuar në shtetin gjerman janë personat e punësuar me kualifikime.

Kjo do të thotë se testi për bashkim familjar nuk u kërkohet atyre që kanë të punësuar në Gjermani, familjarin i cili atje është me një diplomë të njohur.

Gjermania është një nga vendet e pakta në BE që për bashkim familjar, kërkon mësimin bazik të gjuhës gjermane, para se të ndodhë bashkimi familjar.

(Kosova Sot Online )