Një i vdekur nga tërmeti në Japoni

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 14:30
Një i vdekur nga tërmeti në Japoni

Një tërmet i fuqishëm sot goditi Japoninë qendrore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky tërmet la të paktën një person të vdekur dhe 21 të lënduar.

Tërmeti me magnitudë 6.5 shkallë goditi rajonin qendror Ishikawa në mesditë, në një thellësi prej 12 kilometrash, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

(Kosova Sot Online)