Mehaj takohet me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 14:45
Mehaj takohet me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Itali, u prit me nderime ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes i Republikë së Italisë, Guido Crosetto, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim, Ministri Mehaj dhe homologu i tij italian, diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve të FSK-së në fusha specialistike, forca speciale, aviacion e mjekësi.

Mehaj falënderoi Ministrin Crosetto për mbështetjen e deritanishme ofruar nga shtetit italian, duke u zotuar për vazhdim të thellimit të këtij bashkëpunimi, që është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit të gjithëmbarshëm.

(Kosova Sot Online)