Sali Berisha: Shqipëria nuk është e varfër por është e vjedhur

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 15:35
Sali Berisha: Shqipëria nuk është e varfër por është e vjedhur

Sali Berisha ka publikuar spotin e radhës me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Miliona euro u vodhën për luksin e shfrenuar të rilindjes. 21 milionë euro për fluturimet e Ramës me avion taksi. Darkat 10 mijë euro në restorante të shtrenjta. 4 milionë euro për oborrin e Kryeministrisë, që vetëm Edi Rama mund ta shohë. Në një vit shqiptarët kanë humbur një rrogë”, deklaron PD.

“Tepsia u vodh nga ministrat e rilindjes, nga kryebashkiakët kriminelë dhe krimi i organizuar. Në datën 14 maj nuk votojmë vetëm bashkitë. Votojmë kundër vjedhjes. Ndryshimi në duart e tua! Në 14 maj voto numrin 1, ‘Bashkë Fitojmë’. Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Kjo është tepsia që Edi Rama u kërkonte shqiptarëve. Çfarë bëri këto vite Edi Rama me këtë tepsi?”, thuhet më tej.


(Kosova Sot Online)