Aksident i rëndë: Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen babë e djalë

  • E.K /
  • 05 May 2023 - 15:46
Aksident i rëndë: Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen babë e djalë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Bilisht-Kapshticë, ku një veturë ka dalë nga rruga, ku si pasojë është lënduar shoferi i veturës dhe pasagjeri (babë e bir), përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi i makinës, 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Të dytë, babë dhe djalë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.

(Kosova Sot Online