Reagime në Prishtinë pasi u ndezën qirinj për rastin e fundit në Beograd

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 17:33
Reagime në Prishtinë pasi u ndezën qirinj për rastin e fundit në Beograd

Solidarizimi në sheshin e Prishtinës, me ndezjen e qirinjve për fëmijët e vrarë në një shkollë të Beogradit, ishte i pazakontë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qirinj ndezi, ndër të tjerë, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Pas kësaj, vërshuan reagimet. Rrjetet sociale u mbushën me rikujtimin e 1432 fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.

Përveç ministres së Drejtësisë, ngushëllimet për fëmijët e vrarë kanë shprehur edhe Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.


Kosovarët, së paku siç duket në rrjetet sociale, u ndanë në dy grupe të mëdha. Në ata që u solidarizuan dhe e pëlqyen solidarizimin institucional dhe në ata që ishin kundër ndezjes së qirinjve.

(Kosova Sot Online)