Deputeti thërret një konferencë për gazetarë për një çështje të rëndësishme

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 19:46
Deputeti thërret një konferencë për gazetarë për një çështje të rëndësishme

Një konferencë për gazetarë, e ka thirrur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai nuk ka dhënë hollësi rreth temës që dëshiron ta ndajë me publikun, por ka thënë se do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve per arsyen e paraqitjes së tij.

“Të dashur dhe të respektuar gazetarë/e, ju ftoj që nesër, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ora 11:00, të vini dhe të ndiqni një adresim timin për një çështje shumë të rëndësishme.  Pyetjeve tuaja do u përgjigjem me kënaqësi, ndërsa në fund do ua shpërndajë edhe materialin e zgjeruar më qëllim të informimit më të detajuar për arsyen e paraqitjes sime për opinionin”, ka shkruar Dugolli.

(Kosova Sot Online)