Presidentja deklaron se në bankë i ka rreth 300 euro

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 22:18
Presidentja deklaron se në bankë i ka rreth 300 euro

Pasurinë e saj, e ka deklaruar  presidentja e vendit, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka deklaruar një banesë, një shtëpi, një tokë dhe veturë Mercedes.

Presidentja ka deklaruar para të gatshme mbi 300 euro në bankë.

Ndërkohë në të ardhurat vjetore ka deklaruar 33 mijë euro e 32 euro, teksa në mëditje, udhëtim zyrtar 7 mijë e 678 euro.

Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar se përfiton 36 mijë e 966 euro nga thesari i Kosovës.

(Kosova Sot Online)