U rrëzua në mal duke shkuar për në stan, vdes 69-vjeçari

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 10:08
U rrëzua në mal duke shkuar për në stan, vdes 69-vjeçari

Në 69-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Bolenë, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentaisht në një zonë malore, shkruan “Kosova Sot Online”.

I ndjeri ka qenë duke shkuar për në stanin e tij.

Rasti lidhur me këtë vdekje është duke u hetuar.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)