Prizren: Punëtori teknik i shkollës sulmohet me elektroshok nga një i mitur

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 10:38
 Prizren: Punëtori teknik i shkollës sulmohet me elektroshok nga një i mitur

Një i mitur në shkollën e fshatit Zhur të Prizrenit dyshohet se e ka sulmuar me elektroshok punëtorin teknik të shkollës, pasi ky i fundit s’e kishte lënë të hynte në objekt, duke ja mbyllur derën raporton “Kosova Sot Online”.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

“Fsh. Zhur, Prizren 05.05.2023 – 10:20. Viktima mashkull kosovar (punëtor teknik në shkollë) ka pësuar lëndime pasi dyshohet se të njëjtin e kishte sulmuar me mjet të rrezikshëm-elektroshok i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) i cili kishte tentuar që të hyjë në objektin e shkollës, ndërsa viktima nuk e kishte lejuar dhe i kishte mbyllur derën. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)