Zhduket një i mitur në Fushë - Kosovë, nëna e tij thotë se nuk e di ku është

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 10:46
Zhduket një i mitur në Fushë - Kosovë, nëna e tij thotë se nuk e di ku është

Një i mitur është raportuar i zhdukur në Fushë-Kosovë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Rastin në polici e ka paraqitur nëna e të miturit, e cila ka thënë se ka dalur nga banesa dhe nuk e di se ku është.

Kurse, njësitë policore janë duke e hetuar rastin.

“Ankuesja femër kosovare, më 05.05.2023 ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)