Një i arrestuar arratiset nga stacioni policor në Shtime

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 11:02
Një i arrestuar arratiset nga stacioni policor në Shtime

Një i arrestuar dje është arratisur nga stacioni policor në Shtime, përcjell “Kosova Sot Online”.

I arratisuri për shkak të një rasti, është dashur të dërgohej në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

Rasti është duke u hetuar.

“I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të tij. Rasti vazhdon të hetohet.”, ka informuar Policia.

(Kosova Sot Online)