Ferizaj: Gruaj raporton se Ish-bashkëshorti ja ka marrur me forcë vajzën

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 11:40
Ferizaj: Gruaj raporton se Ish-bashkëshorti ja ka marrur me forcë vajzën

Një femër në Ferizaj ka raportuar se ish bashkëshorti ia ka marr me forcë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të panjohur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se ankuesja dhe i dyshuari kanë qenë çift bashkëshortor.

Rasti është në hetime.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka marrë vajzën e saj dhe është larguar në drejtim të pa njohur. I dyshuari me viktimën kanë qenë çift bashkëshortor. Njësitë relevante policore janë duke e hetuar rastin, mirëpo ende nuk kanë hasur as viktimën as të dyshuarin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)