Fushë-Kosovë: E la veturën të hapur në parking, kur u kthye nuk e gjeti aty

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 12:20
 Fushë-Kosovë: E la veturën të hapur në parking, kur u kthye nuk e gjeti aty

Një person ka raportuar në polici se dikush ia ka marrë dje veturën nga parkingu i një marketi në Fushë-Kosovë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ankuesi e kishte lënë veturën të hapur dhe kur u kthye nuk e gjeti.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij me targa vendore e ka lënë të hapur në parking të një marketi dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)