50-vjeçari gjendet i vdekur në një kasolle, dyshohet se është vetëvarur

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 14:24
50-vjeçari gjendet i vdekur në një kasolle, dyshohet se është vetëvarur

Një 50-vjeçar nga Kavaja i është gjetur i pajetë ditën e sotme në një kasolle, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se 50 vjeçari dyshohet se është vetëvarur.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2023, rreth orës 12:40, në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë, në një kasolle, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi F. M., 50 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, nga Komisariati i Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)