Albin Kurti i mbledh kryetarët e qendrave të VV-së, ju flet për ecurinë e dialogut

  • E.K /
  • 06 May 2023 - 16:38
Albin Kurti i mbledh kryetarët e qendrave të VV-së, ju flet për ecurinë e dialogut

Lëvizja Vetëvëndosje, ka mbajtur sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë e mërgatë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i njoftoi ata me aktualitetin politik dhe me ecurinë e procesit të dialogut.

“Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)