Në banesën e saj një grua gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:06
Në banesën e saj një grua gjendet pa shenja jete

Në banesën e saj në Gjilan, një grua është gjetur pa shenja jete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimë është konstatuar nga mjeku kujdestar, derisa trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.

“HETIM I VDEKJES, Gjilan 06.05.2023-02:05. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)