Qytetari në Lipjan gjen mjete të dyshuara

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 09:30
Qytetari në Lipjan gjen mjete të dyshuara

Derisa ka qenë duke e hapur një kanal, një burrë në Lipjan ka raportuar se ka vërejtur mjete të dyshuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion.

“GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES, Grackë e vjetër, Lipjan, 06.05.2023 -13:40. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ka qenë duke hapur një kanal i ka vërejtur dy mjete të dyshuara. Si dhe disa mjete të tjera. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore për deminim dhe FSK-ja të cilët në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy tromblon, një zolë dy kallashnikov, gjashtë granata dore, pesë karikatorë dhe një sasi municion. Njësitet  kompetente kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për deminim dhe evitim të rrezikut”.

(Kosova Sot Online)