LDK: LVV në Gjilan për inate politike po i neglizhon projektet

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 11:43
LDK: LVV në Gjilan për inate politike po i neglizhon projektet

Qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjilan e ka akuzuar dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas LDK-së projektet që për inate politike nuk po i vazhdon VV-ja janë magjistralja Gjilan-Bujanoc, Gjilan-Ferizaj, Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, stadiumi i qytetit, fshati i lumtur e disa projekte të tjera.

“Qeverisja aktuale komunale po i trajton si të huaja projektet të cilat ne lamë të gatshme për t’i vazhduar. Në katër anët e qytetit është krijuar vetëm pluhur e tollovi, si pasojë e inateve politike, neglizhencës e mosdijes së kësaj administrate.Magjistralja Gjilan-Bujanoc, magjistralja Gjilan-Ferizaj, magjistralja Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Stadiumi i Qytetit, Fshati i Lumtur dhe shumë projekte të tjera, duket se nuk janë projekte me rëndësi për qeverisjen qendrore dhe lokale, ashtu siç janë për qytetarët e Gjilanit” thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)