Kryetari i parlamentit të Austrisë sot viziton Kosovën

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 08:07
Kryetari i parlamentit të Austrisë sot viziton Kosovën

Kryetari i Parlamentit të shtetit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, pritet që sot ta vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Sobotka do të zhvillojë edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku takimi pritet të nis nga ora 11:30 dhe

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e Kuvendit të Kosovës.

‘’Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka’’, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)