Qytetarët e Serbisë obligohen t’i dorëzojnë armët e paregjistruara në Polici

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 10:35
Qytetarët e Serbisë obligohen t’i dorëzojnë armët e paregjistruara në Polici

Qytetarët në Serbi që posedojnë armë të paregjistruara, nga e hëna e 8 majit, e deri më 8 qershor siç ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë mund t’i dorëzojnë ato armë në çdo stacion policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Qytetarët që dorëzojnë armët e paregjistruara në atë periudhë nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e tyre dhe ato mund t’i lënë në polici çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00”, ka njoftuar Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme serbe, nisi aksionin për dorëzimin e armëve pa leje pas dy vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.

(Kosova Sot Online)