Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e Nezir Osmanit nga Prishtina

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 10:54
 Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e Nezir Osmanit nga Prishtina

Nezir Osmani nga Prishtina vazhdon të jetë i humbur që pesë ditë dhe nuk ka asnjë informacion për të se ku është, përcjell “Kosova Sot Online”.

Familjarët e tij, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 60 vjeçarit.

Sipas familjarëve, Nezir Osmani ka dal nga shtëpia më 5 maj, dhe nuk është kthyer më.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, mund të thërrasin familjarët në këta numra 044 219 050 ose të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)