Osmani takohet me emisarin britanik: Diskutuam për hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 13:08
Osmani takohet me emisarin britanik: Diskutuam për hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Londër ka takuar të dërguarin special të Mbretësisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stewart Peach, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani shkroi në Twitter se me Peach kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe hapat e rëndësishëm në dialog.

Tutje, Osmani ka shkruar se në këtë takim është dikutuar edhe për forcimin, lidhjen dhe bashkëpunimin e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

“Diskutuam zhvillimet e fundit duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për ta forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Mbretërinë e Bashkuar”, shkroi presidentja.

(Kosova Sot Online)