Vetura përplaset me pemën, vdes një 24 vjeçar

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 13:47
Vetura përplaset me pemën, vdes një 24 vjeçar

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmë në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai po udhëtonte si pasagjer, ku doli nga rruga në cep duke përfunduar në një pemë.

Të dy shoferi, një 23-vjeçar gjithashtu shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme mbetën të plagosur.

Shkaqet dhe rrethata e aksidentit po hetohen nga Policia.

(Kosova Sot Online)