Gruaja hidhet nga kati i katërt, përfundon në spital

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 13:46
Gruaja hidhet nga kati i katërt, përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një 60-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mësohet se 60-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa aktualisht ndodhet në spital

“Rreth orës 10:50, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja E. K., rreth 60 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 60-vjeçarja po merr aktualisht ndihmën mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)