Në Fushë Kosovë xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 14:31
Në Fushë Kosovë xhelozia bëhet mollë sherri mes çiftit

Shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje, bëhen dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e xhelozia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në rrugën Fushë Kosovë.

Rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale i ka bërë presion, duke i shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici, para se të ndodhë diçka më e keqe.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

(Kosova Sot Online)