Bajram Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

  • E.K /
  • 08 May 2023 - 15:06
Bajram Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Presidenti i Shipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në një takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy A. Chorba, përcjell “Kosova Sot Online".

Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon, duke nënvizuar mbështetjen që Tirana zyrtare i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.

(Kosova Sot Online)