Humb jetën 24 vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 17:19
Humb jetën 24 vjeçari shqiptar, plagosen dy të tjerë

Një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe dy të rinj të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Itali. Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar po udhëtonte si pasagjer me një Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave mësohet se shqiptari që ka humbur jetën ishte i ulur në sediljen e djathtë, ndërkohë që të lënduar nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23 vjeç që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet  e këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)