Tomë Gashi i bashkohet ekipit të mbrojtjes së Nagip Krasniqit

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 18:34
Tomë Gashi i bashkohet ekipit të mbrojtjes së Nagip Krasniqit

Nga sot i është bashkuar ekipit të mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorime gjatë tenderimeve në Korporatë, ka njoftuar avokati Tomë Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me të marrë detyrën e avokatit, Gashi ka ngritur dyshime se Prokuroria po kalkulon në mënyrë të padrejtë ndaj Krasniqit, e sipas tij, nën këtë ndikim po bie edhe Gjykata.

“Jo kalkulime por drejtësi! Për z. Nagip Krasniqin duhet te ketë drejtësi e jo kalkulime te Prokurorisë nën ndikimin e se cilës po bie edhe Gjykata. Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtës te z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtës, së shpejti do të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme te Kosovës, e cila duhet ta lirojë z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejte, i panevojshëm, e i kundërligjshëm!”, ka shkruar Gashi.

“Po flitet se Nagipi, në KEK, plotve iu ka ndale tagjinë, por unë nuk po mundem ta besoj qe ata kane ndikim ne drejtësi.Sa me shpejt qe Nagipi lirohet, aq me shpejt një padrejtësi ndaj tij përmirësohet!”, ka shkruar avokati Gashi.

(Kosova Sot Online)