Bulliqi liron nga detyra drejtoreshën

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 19:22
Bulliqi liron nga detyra drejtoreshën

Drejtoreshën e Inspeksionit, Florenta Osmani, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka liruar nga detyra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç ka bërë të ditur Bulliqi, Osmani është larguar me kërkesën e saj për shkak të angazhimeve të tjera priofesionale.

“Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo sot është liruar nga kjo detyrë.  Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.

(Kosova Sot Online)