Hoti kritikon qeverinë Kurti për Fondin Sovran

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 21:15
Hoti kritikon qeverinë Kurti për Fondin Sovran

Me realizimin e Fondit Sovran, ekonomia e Kosovës po shkon drejt modelit të komanduar, që sipas tij, tashmë ka dështuar, ka deklaruar deputeti Avdullah Hoti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se me vendimet e fundit, Qeveria e Kosovës po dëshmon që është komuniste.

Ai ka shkruar:

Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.

Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi. 

Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:

– ulja e pagave,

– ligji për çmimet maksimale,

– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,

– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,

– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.

Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.

(Kosova Sot Online)