Vuçiq flet për problemet që pret në fund të majit rreth Kosovës

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 08:31
Vuçiq flet për problemet që pret në fund të majit rreth Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pret probleme të mëdha deri në fund të majit, sa i përket çështjes së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka folur në një intervistë për “TV Happy”, ku ndër të tjera tha se më 2 maj në Bruksel ishte tentuar që “sërish me mashtrim t’i merret diçka Serbisë”.

“Pres probleme të mëdha në fund të muajit. Ata u përpoqën me mashtrim që sërish të marrin diçka nga Serbia dhe që Serbia të mos marrë gjë. Kjo do të ndodhë më”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)