Prishtinë: Një grua goditet me thikë, ndërhyri në rrahjen e burrit me të tjerët

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 09:41
Prishtinë: Një grua goditet me thikë, ndërhyri në rrahjen e burrit me të tjerët

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se dje derisa ka ndërhyrë për t’i ndarë gjatë një rrahjeje burrin e saj dhe dy të dyshuar meshkuj, njëri nga ta e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor.

Ndërsa, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, kurse i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Mustafë Kruja, Prishtinë 08.05.2023 – 11:40. Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin të saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.

(Kosova Sot Online)