Kryediplomati i Kroacisë i propozon Kosovës modelin kroat për Asociacionin, "Si model është i suksesshëm"

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 10:39
Kryediplomati i Kroacisë i propozon Kosovës modelin kroat për Asociacionin,

Kryediplomati kroat, Gordan Grlic Radman, ka thënë se Kosova mund të shikojë mundësinë e aplikimit të modelit kroat për të mbrojtur të drejtat e pakicave, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kur flasim për modelin të quajtur kroat, është model që është promovuar përmes ligjit kushtetues për të drejtat e pakicës. Si model është i suksesshëm si i tillë dhe ndoshta mund të shërbejë si një shembull. Natyrisht që ishte i vlerësuar dhe i lidhur me qasjen tonë në BE, ky model ka rezultuar me sukses për ne. Por për të gjithë ata që dëshirojnë ekzistojnë shumë të tjerë. Ne mbështesim çdo rezultat dhe marrëveshje që është rezultat i dakordimit”.

Ai tha se ky model mund të përmendet dhe se të drejtat e pakicave janë të mbrojtura në Kroaci, duke shtuar se për këtë ndoshta edhe janë shembull në BE.

(Kosova Sot Online)