Pamje nga aksidenti në Istog ku vdiq një person

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 11:05
Pamje nga aksidenti në Istog ku vdiq një person

Një person ka vdekur dje në një aksident në fshatin Baicë të Istogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka konfirmuar se viktima nuk ka përshtatë shpejtësinë e veturës me kushtet e rrugës.

“Ju informojmë se me datë 8 maj 2023, rreth orës 20:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baicё- Istog. Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën dytёsore tё fshatrave Staradran- Banje, saktёsisht nё fshatin Baicё-Istog, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin del nga rruga, duke pёsuar lëndime tё rёnda trupore”, ka njoftuar Policia.

Pamjet e aksidentit janë publikuar në Facebook ka faqja “Drive Zone”.

(Kosova Sot Online)