Arrestohet një kardiolog, dyshohet se ka vrarë pacientët

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 12:59
Arrestohet një kardiolog, dyshohet se ka vrarë pacientët

Një kardiolog gjerman, është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e pacientëve të tij, duke i furnizuar “me vetëdije” doza shumë të larta qetësuesish, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Burri 55-vjeçar, i cili u pezullua nga Charité në gusht 2022, dyshohet se ka administruar me vetëdije doza të larta të një qetësuesi për pacientët e sëmurë rëndë, në njësinë e kujdesit intensiv, në dy raste në 2021 dhe 2022, të cilët përfunduan me vdekje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)