Durrës: Gjendet e vdekur në breg të detit, 69 vjeçarja mbytet në ujë

  • E.K /
  • 09 May 2023 - 15:33
Durrës: Gjendet e vdekur në breg të detit, 69 vjeçarja mbytet në ujë

Mbrëmë, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës në Durrës është gjetur e vdekur një 69-vjeçare, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se 69-vjeçarja nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se e shtetesja është mbytur në ujë.

Rasti lidhur me këtë vdekje është duke u hetuar.

“Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes. Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia e Durrësit.

(Kosova Sot Online)