Ndërron jetë foshnja 5 muajshe pasi babai grek e harron në makinë

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 17:26
Ndërron jetë foshnja 5 muajshe pasi babai grek e harron në makinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Artë të Greqisë, kur një baba harroi fëmijën e tij në makinë për disa orë dhe për pasojë foshnja humbi jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas mediavegreke, për arsye të panjohura deri më tani, babai e kishte harruar fëmijën në sediljen e pasme.

Kur pas 3 orësh ka kuptuar mungesën e fëmijës, ka shkuar te makina dhe e ka gjetur të lidhur në karrigen e fëmijës pa ndjenja.

Foshnja ishte pa ndjenja dhe nxirrte shkumë nga goja. Ai e dërgoi menjëherë në spitalin e Artës ku u konstatua dhe vdekja.

Ndërkohë foshnja është dërguar në spitalin e Janinës për t’iu bërë autopsia.


(Kosova Sot Online)